
Në një qoshe të qetë të Kukësit, ku tingujt e tezgjahut sjellin jehonën e kohëve të shkuara, Hate Ora, 71 vjeçe, end jo vetëm topat e leshtë, por kujtime e histori.
Ajo nisi që në moshën 7-8-vjeçare, me duart e vogla por me zemrën plot dashuri për traditën.
Vepra e saj më e rrallë është një sixhade gjigante, me përmasa 280 me 330 centimetra, një sfidë mjeshtërie që pak e marrin përsipër.
Por ajo nuk mund të jetonte pa realizuar një ëndërr të vjetër: një model 150-vjeçar, i lindur në kohë robërie, ku shqiponja dhe ngjyrat kuq e zi endeshin fshehurazi në fijet e leshta, si simbol i shpirtit të kombit.
Për Haten, tezgjahu nuk është thjesht një zanat. Është mënyra e saj për të qëndisur identitetin e një kombi në çdo fije.
“Kam me punu qilima e sexhade sa të kemë shpirtë”, tha artizania, Hate Ora.
Tradita nuk shuhet kur ka zemra që vazhdojnë ta endin.
Top Channel