Sherri për lojën e dominove/ Shfaqet i penduar në gjykatë 70-vjeçari që goditi me thikë shokun, u kërkon ndjesë familjarëve të të plagosurit

30/07/2025 12:43

68-vjeçari Arben Shtraza që plagosi fqinjin dhe shokun e tij të lojës, tri ditë më parë në Durrës, doli sot para gjykatës.

Para gjyqtarit Sokol Mara, ai u shfaq i penduar dhe i kërkoi ndjesë familjarëve të të plagosurit 70-vjeçar, që e qëlloi me thikë në bark, pas një konflikti çasti.

Ngjarja ndodhi të hënën në lulishten pranë sheshit Pranvera dhe filialit të Postës. I plagosuri vijon të jetë në spital nën kujdesin e mjekëve.

Top Channel