Pas thashethemeve të forta se Pamela Anderson dhe Liam Neeson janë në një lidhje, një burim i afërt me prodhimin e filmit “The Naked Gun”, ku të dy aktorët kanë rolet kryesore, ka konfirmuar se ata janë bashkë dhe se mes tyre ka lindur një ndjenjë e veçantë.

Sipas burimit për revistën PEOPLE, “kjo është një dashuri e re, në fazat e saj të hershme. Është e sinqertë dhe është e qartë se ata janë të magjepsur nga njëri-tjetri.” Thuhet se lidhja romantike ka nisur gjatë kohës që po punonin së bashku në xhirimet e filmit.

Neeson, 73 vjeç, dhe Anderson, 58 vjeç, “e shijojnë shumë shoqërinë e njëri-tjetrit”, shton burimi. Të dy po marrin pjesë së bashku në promovimin e komedisë së tyre të re, e cila do të shfaqet premierë në kinema këtë të premte, më 1 gusht.

Dy yjet u fotografuan së bashku në tapetin e kuq të premierës së filmit “The Naked Gun” në New York, të hënën, më 28 korrik. Të nesërmen në mëngjes, gjatë një paraqitjeje në emisionin “Today”, Anderson dhe Neeson u panë duke shkëmbyer një puthje në publik në një moment humoristik, duke bërë që fansat të komentojnë edhe më shumë për raportin e tyre.

Aktori ishte i martuar më parë me aktoren britanike Natasha Richardson në vitin 1994, me të cilën pati dy fëmijë. Aktorja vdiq në vitin 2009 në moshën 45 vjeç pas një aksidenti me ski në Mont-Tremblant, duke e lënë Neeson të ve. Kjo është hera e parë që ndonjë nga marrëdhëniet e tij është zbuluar që pas vdekjes së saj.

Duke folur për PEOPLE në tetor 2024, Neeson e kishte lavdëruar Andersonin: “Me Pamelën… Para së gjithash, jam çmendurisht i dashuruar me të. Është thjesht e mrekullueshme të punosh me të”, kishte thënë ai. “Nuk mund ta lavdëroj mjaftueshëm, për të qenë i sinqertë. Ajo thjesht vjen për të bërë punën. Ka humor dhe është kaq e lehtë për të punuar me të”, shtoi ai.

Anderson, nga ana e saj, kishte thënë se Neeson është “i përsosur” dhe se “ai nxjerr më të mirën tek ty… me respekt, mirësi dhe thellësi përvoje. Ishte një nder i vërtetë të punoja me të”.

Në një intervistë për kopertinën e Entertainment Weekly në korrik, aktorja kishte thënë: “Mendoj se kam bërë një mik përgjithmonë, Liam. Ne patjetër kemi një marrëdhënie shumë të ndershme, shumë të dashur. Ai është një person i mirë “.

Në maj, ajo i tha të njëjtës media se të dy u afruan për shkak të dashurisë së tyre të përbashkët “për letërsinë”. Ajo gjithashtu komentoi për revistën: “Dilnim shumë për darkë me anëtarët e tjerë të kastit. E ftova edhe atë, së bashku me asistenten e tij, në darka romantike me mua dhe asistenten time, në mënyrë që marrëdhënia jonë të mbetej ‘profesionalisht romantike’ gjatë xhirimeve.”

Top Channel