Kodi i ri Penal/ Pas Prokurorit të Përgjithshëm, edhe Dhoma e Avokatisë del kundër: Dënime më shumë se në komunizëm

30/07/2025 15:05

Një ditë pasi kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, doli kundër draftit të  propozuar për ndryshimet në Kodin Penal, duke e cilësuar atë si një nismë të rrezikshme për sistemin e drejtësisë, ka reaguar sot edhe Dhoma e Avokatisë.

Në një konferencë për mediat, kryetari Maks Haxhia është shprehur se kodi i ri ka dënime më shumë se në kohën e komunizmin, që bie ndesh me parimet e avokatit.

Drafti i Kodit Penal ka një mal me probleme. Duhet të dilte me një komunikim për të gjithë aktorët, me nevojën që çuan për përgatitjen e këtij drafti për këtë kod. Nuk kemi prezencën e nevojës pse duhet kod i ri. Nuk është si rrjedhojë e nevojës së organeve të drejtësisë.

23 herë është ndryshuar. Është inkuizitor, nuk do ta pranojë Europa. Ka dënime represive më shumë se në kohën e komunizmit. Janë vënë nene diskriminuese.

Bie ndesh me parimet e avokatit. Mjet  të fundit do të kemi kontestim në Gjykatën Kushtetuese”-është shprehur Haxhia.

Top Channel