Historike! Shkëndija fiton edhe në Bukuresht, skuadra shqiptare kalon në turin e tretë të Champions-it dhe siguron zyrtarisht pjesëmarrjen në Europë

30/07/2025 21:31

Shkëndija e Tetovës ka shkruar historinë, duke kaluar në turin e tretë të  Kualifikueseve të Ligës së Kampionëve, pas fitores 1-2 në Bukuresht përballë FCSB, me rezultatin e përgjithshëm që shënoi 1-3 për ekipin shqiptar.

Sfida e luajtur në kryeqytetin rumun nisi pak keq për të besuarit e Beqirit, pasi kaluan në disavantazh në minutën e 28’ pas një goli të Cisottit, por pas 5 minutash u rikthye baraspesha me anë të Latifit.

Edhe pse një barazim i mjaftonte, kuqezinjtë nga Tetova nuk donin të rrezikonin, me Krstevskin që lëshoi një gjuajtje nga jashtë zone, e cila u ndevijua dhe përfundoi në rrjetë, duke vulosur kualifikimin në minutën e 87’.

Me këtë fitore, Shkëndija sjhkon në turin e tretë të kualifikueseve të Champions-it, aty ku do të përballet kampionët e Azerbajxhanit, Qarabag, ndërsa ekipi shqiptar ka siguruar automatikisht pjesëmarrjen në Conference League këtë sezon.

Top Channel