Zjarri në landfillin e Elbasanit/ Drejtuesit e kompanisë, interpelancë në Këshillin Bashkiak: Jemi në situatë kritike, janë kaluar kapacitetet e vendgrumbullimit të mbetjeve

29/07/2025 16:02

Pas situatës së shkaktuar nga zjarri në landfillin e Elbasanit në fillim të muajit korrik, këshilli bashkiak i Elbasanit ka thirrur në interpelancë drejtuesit e ECO ELB mbi situatën e shkaktuar nga ndotja. 

Këshilltarët kërkuan të dhëna mbi zjarrin, shkaqet dhe funksionimin e inceneratorit.

Në përgjigje të pyetjeve të këshilltarëve Leli Kaja administratori i ECO ELB tha se ‘jemi në situatë kritike’.

Kanë kaluar kapacitetet e landfillit. Zjarri ndodhi për shkaqe natyrore, ky është gjykimi ynë, por institucionet ligjzbatuese të hetojnë dhe të dalim në përfundim. I kam bërë shkresa të vazhdueshme institucioneve qendrore ministrive për zgjidhje.  Këshilli Bashkiak as të majtë e as të djathtë kurrë s’janë bërë bashkë për zgjidhje. Kemi nevojë për zgjidhje. Situata kritike. 

Këshilltarët të majtë e të djathtë të Këshillit Bashkiak të Elbasanit sot njëzëri kërkuan zgjidhje: Ndërkohë që ndërtimi i inceneratorit hetohet dhe nuk punon të gjendet zgjidhje për Elbasanin. Nuk ka pse Elbasani të kthehet në kosh mbeturinash. Qytetet e tjera gjithashtu të ndajnë përgjegjësitë. Ajri i përbashkët i Elbasanit është shëndeti i qytetit tonë. Të bëhemi bashkë“, tha ai.

Top Channel