Foto Ilustruese

Një 48-vjeçare nga Tropoja rezulton e zhdukur prej më shumë se një jave, por sot Gjykata e Kukësit vendosi të lërë pas hekurave bashkëshortin e saj.

Familjarët e Nadire Shpatës, denoncuan më 22 korrik se 48-vjecarja ishte larguar nga banesa për shkak të dhunës së ushtruar nga bashkëshortit.

Që nga ajo kohë policia e Tropojës po zhvillon kërkime për gruan, madje edhe përtej kufirit, në Gjakovë të Kosovës. Nga hetimet rezultoi se në automjetin e bashkëshortit të saj, Imer Shpata, me profesionin agronom është gjetur celulari i gruas.

Imer Shpata mohon të ketë informacion mbi vendndodhjen e saj e aq më tepër të jetë autori i ndonjë krimi të mundshëm. Në kushtet kur dyshimet janë të forta, gjykata e Kukësit vendosi të lërë në burg 58 vjeçarin deri në gjetjen e bashkëshortes së tij.

Çifti, prindër të tre fëmijëve rezulton të kenë pasur probleme të vazhdueshme në familje, madje në vitin 2023 Imeri ishte dënuar për dhunë në familje.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta