
29/07 16:33
Ushtria tajlandeze ka akuzuar Kamboxhian për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, ndërsa përleshjet mes palëve kanë vazhduar edhe pas hyrjes zyrtare në fuqi të marrëveshjes në orën 00:00 (ora lokale).
“Pas shpalljes së armëpushimit, u raportuan incidente në zonën Phu Makua, të provokuara nga pala kamboxhiane, çka çoi në një shkëmbim zjarri që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit,” tha Richa Suksuanon, zëvendëszëdhënës i ushtrisë tajlandeze, në një deklaratë zyrtare.
Ai shtoi se “pati përleshje edhe në zonën Sam That, të cilat vazhduan deri në orën 05:30 (ora lokale).
Top Channel