SPAK mbylli hetimet, Kryemadhi para prokurorisë: Nuk i kam marrë asnjë qindarkë Metës, paratë ishin…

29/07/2025 14:53

Deputetja Monika Kryemadhi është njohur sot me akuzat nga SPAK pas mbylljes së hetimeve për çështjen e fshehjes së pasurisë.

Pas daljes nga SPAK, Kryemadhi foli për gazetarët, ku tha se mamaja e saj akuzohet se e ka ndihmuar në pastrimin e pasurive. Ajo deklaroi se Meta nuk kishte dijeni për shpenzimet dhe se nuk ka marrë asnjë qindarkë nga ish presidenti.

Firmosëm ato fletët që s’jemi dakord! Do të shkojmë në gjykatë të fillojmë procedurat. Mendoj që është një proces që duhet durim, s’kemi ç’të bëjmë. Mamaja ime akuzohet se më ka ndihmuar mua, pastruese pra. Akuzohem për fshehje pasurie. Vepër penale nuk ka. LSI ka deklaruar pagesat. Nëse kam kaluar vlerën 5 mln lekë të dhuratës, le të më çojnë në Gjykatë. Të ndahen shpenzimet që kemi bërë për ditëlindjen në SHBA. Kemi ngrënë drekën, janë paguar 1 mijë dollarë, të pjesëtohen. Pastaj kemi shkuar në Disneyland te Universal Studio, bileta 100 dollarë. Kanë qenë dhuratë për ditëlindje, nëse e kalon vlerën sipas ligjit le të më gjykojnë.

Ilir Meta nuk ka qenë, ç’lidhje ka Meta me shpenzimet? Që të marrësh një kartë bankare duhet të vendosësh emrin. Ilir Meta nuk ka qenë në Amerikë, le të verifikohet a ka qenë dhe a ka shpenzuar aty ku është përdorur karta. Meta nuk ka pasur asnjë dijeni për shpenzimet e mia, asnjë qindarkë nuk ka ardhur nga Meta. Unë kam shpenzuar për rininë socialiste, përkundrazi, për Forumin Rinor”, u shpreh Monika.

Top Channel