SPAK kishte njoftuar se do mbyllte sot hetimet për Metën, avokati Cakrani e shtyn për ditën e hënë
29/07/2025 09:41
SPAK e kishte njoftuar Ilir Metën që të njihej sot në orën dhjetë me mbylljen e hetimeve.
Avokati i ish-presidentit ka deklaruar për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha se me kërkesë të tij, është shtyrë komunikimi i mbylljes së hetimeve për ditën e hënë.
Kujtim Cakrani shtoi se për shkak se ndodhet me pushime, ka kërkuar që tu komunikonte mbylljen e hetimeve pas pesë ditësh.
Sot në mesditë njihet me mbylljen e hetimeve edhe Monika Kryemadhi dhe e ëma.
Top Channel