Një qytet turistik në Francë ka vendosur të ndëshkojë me gjoba deri në 150 euro pushuesit që ecin gjysmë të zhveshur ose me rroba banje jashtë plazhit.

Bëhet fjalë për Les Sables d’Olonne, një qytet bregdetar në rajonin e Vendée në bregun atlantik të Francës. Kryetari i bashkisë, Yannick Moreau, bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se rregulli synon të ruajë respektin dhe higjienën në zonat publike.

“Është çështje respekti për banorët lokalë, të cilët nuk duan të shohin njerëz që enden gjysmë të zhveshur nëpër qytet,” shkroi Moreau. “Gjithashtu, është një rregull për higjienën bazë në tregjet, dyqanet dhe rrugët tona.”

Ai theksoi se për ata që duan të tregojnë fizikun apo rrobat e banjës, qyteti ofron 11 kilometra plazh ku kjo është e pranueshme. Masa duket se është pritur mirë nga banorët dhe ndjekësit në rrjete sociale.

Top Channel