Kryeministri Rama publikon videon nga Velipoja: Gatishmëri e lartë për një sezon turistik të sigurt në çdo cep të bregdetit

29/07/2025 08:06

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video në rrjetin social Facebook, duke nënvizuar angazhimin e autoriteteve për mbarëvajtjen e sezonit turistik në vijën bregdetare shqiptare.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me Velipojën, ku është përditë e lartë gatishmëria për të garantuar hapësirat publike dhe një sezon turistik sa më të sigurt e të rregullt në çdo cep të bregdetit tonë, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, shkruan Rama në postimin e tij.

Mesazhi vjen në një periudhë me fluks të lartë turistësh vendas dhe të huaj, ku Velipoja mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara në veri të vendit. Kryeministri theksoi rëndësinë e ruajtjes së hapësirave publike dhe forcimit të kontrollit në terren për të siguruar standarde të larta për pushuesit.

Top Channel