Gruaja e Bruce Willis mohon se ai ka humbur aftësinë për të folur dhe ecur: Ndaloni së lexuari artikujt që fillojnë me, “burimet pranë familjes”

29/07/2025 14:42

Emma Heming Willis ka reaguar për herë të parë, pas thashethemeve se bashkëshorti i saj,  aktori i mirënjohur hollivudian, Bruce Willis ishte i shtrirë në shtrat dhe i paaftë të fliste.

Gruaja e Bruce Willis pretendon në një postim se ai është “shumë i fortë për të vdekur” dhe se është duke ecur dhe duke folur. Në fakt, ajo u kërkon mediave të ndalojnë përhapjen e thashethemeve të pabaza në lidhje me përkeqësimin e shëndetit të aktorit.

“Për këdo që mund t’ju interesojë, nëse ndonjëherë hasni një histori që fillon me ‘burime pranë familjes thonë…’, bëjini vetes një nder dhe ndaloni së lexuari”, tha ajo.

Pas raportimeve të shumta se shëndeti i Bruce Willis po përkeqësohej, gruaja e tij ka mohuar çdo raport. Familja e Bruce Willis, megjithatë, deklaroi në vitin 2023 se ai ishte diagnostikuar me demencë.

Top Channel