
Artem Dovbyk mund të largohet nga Roma, pas vetëm një viti në ekipin e kryeqytetit.
Sulmuesi ukrainas mund t’u thotë lamtumirë verdhekuqve, të cilët nuk po e mbyllin derën për transferimin e tij. Performancat e tij të paqëndrueshme sezonin e kaluar lënë shumë pikëpyetje për menaxhmentin dhe për Gasperinin, i cili ndërkohë po shijon transferimin e ri Evan Ferguson nga Brighton.
Ka pasur interes fillestare nga jashtë, teksa Romën që thotë se është e gatshme të flasë.
Siç u përmend, mund të mos ketë vend për ish-sulmuesin e Gironas në Romën e re të Gasperinit. Në fakt, në javët e fundit ka pasur disa pyetje nga jashtë në lidhje me numrin 9 të kryeqytetasve.
Besiktas në veçanti ka treguar interesin më të madh, duke ëndërruar të formojë një dyshe sulmuese përkrah Tammy Abraham. Për momentin, ka vetëm interes, asgjë konkrete nuk është konfirmuar.
E njëjta gjë vlen edhe për Leeds dhe West Ham, të cilët gjithashtu po e mbajnë nën vëzhgim situatën e Dovbyk.
Nga ana e tyre, Roma ka thënë se është e gatshme të ulet për të diskutuar një transferim, me kusht që oferta të mos jetë më e ulët se 35 milionë euro. Vetëm në këtë rast, romakët mund të vendosin të vazhdojnë me marrëveshjen.
Kush mund të jetë zëvendësuesi i tij? Emri është i lehtë për t’u përmendur. Është Rasmus Hojlund, sulmuesi i Manchester United, i cili ka treguar disa performanca të shkëlqyera nën drejtimin e Gasperinit te Atalanta.
Djajtë e Kuq nuk e konsiderojnë atë të pashitshëm dhe madje janë të gatshëm të pranojnë një ofertë prej rreth 35 milionë eurosh. Kjo është e njëjta shumë që Roma shpreson të marrë nëse shesin Dovbykun.
Top Channel