Cili është turneu më fitimprurës i muzikës country në histori?

29/07/2025 22:53

Turneu “Cowboy Carter Tour” i Beyoncé-s ka hyrë në histori si turneu më i suksesshëm country i të gjitha kohërave, sipas të dhënave të Billboard.

Turneu me 32 shfaqje gjeneroi 407.6 milionë dollarë dhe shiti 1.6 milionë bileta, duke e bërë këngëtaren e njohur artisten e parë amerikane që ka realizuar dy turne me fitime mbi 400 milionë dollarë secili.

Turneu i saj i mëparshëm, “Renaissance World Tour”, kishte arkëtuar 579.8 milionë dollarë.

Me këtë arritje, Beyoncé vendos rekorde të reja edhe si artistja femër më e suksesshme me ngjyrë dhe artistja më fitimprurëse në zhanrin R\&B. Sipas Boxscore, këngëtarja barazoi ose theu plot 47 rekorde gjatë këtij turneu.

Shfaqjet në Nju Jork dhe Londër patën të ardhura rekord: 70.3 milionë dollarë në MetLife Stadium me 250,000 bileta të shitura dhe 61.6 milionë dollarë në Londër nga 275,000 bileta.

Turneu u mbyll fundjavën e kaluar me një koncert madhështor në Las Vegas, duke konfirmuar statusin e Beyoncé-s si një prej artisteve më të mëdha në historinë e muzikës live. /tar

Top Channel