
Presidenti amerikan Donald Trump është bërë sërish objekt i kritikave në rrjetet sociale, pasi një sërë videosh që tregojnë sjelljen e tij në një lojë golfi në Skoci janë bërë virale.
Pamjet e publikuara në rrjet kanë nxitur reagime të shumta, ndërsa termi “Commander in Cheat” (Komandanti Mashtrues), një epitet që i është ngjitur prej vitesh, u rikthye si trend në rrjet.
Trump caught cheating at golf, watch the second guy in the red vest toss a ball behind him.
— John Jackson (@hissgoescobra) July 27, 2025
Në një video të regjistruar në kompleksin e golfit të Trump në Turnberry, Skoci, shihet një nga caddie-t që i lëshon një top të ri pranë një bunker-i ku duket se kishte përfunduar goditja e mëparshme e Presidentit. Në një tjetër video, Trump duket qartë teksa zhvendos topin në një pozicion më të favorshëm për goditjen tjetër.
“I can’t believe we’ve just watched the man cheating at f—ing golf”
See the two clips that cast doubt over Donald Trump’s golfing prowess
Watch here ⬇️https://t.co/FmoPlYm0e6 pic.twitter.com/bSkBx4j3FH
— The Telegraph (@Telegraph) July 28, 2025
Pamja e tretë, e shkrepur në një gropë tjetër të fushës, e tregon Trump-in duke tërhequr topin larg buzës së bunker-it, për t’i krijuar vetes një goditje më të lehtë drejt green-it.
Notice at 00:36 how he drags the ball away from the face of the bunker so he can get it out. That’s wildly illegal. Then he gives himself an 8-foot putt. Trump cheats at golf like a 4-year-old cheats at solitaire.#CommanderInCheat https://t.co/KCyGHD50X6
— Rick Reilly (@ReillyRick) July 28, 2025
Menjëherë pas publikimit të pamjeve, përdoruesit e rrjetit “X” shpërthyen me komente ironike.
“Për ata budallenj që mendojnë se Trump nuk mashtron në golf dhe i fiton të gjitha kampionatet ndershëm… shihni caddie-n e tij këtu”, shkruan një përdorues.
“Është komike që njerëzit habiten kur shohin se Trump mashtron në golf, kur kjo është thënë shumë kohë para se të zgjidhej. Prisni të mësoni që ka mashtruar edhe me të tre gratë e tij… madje një prej tyre e ka varosur në fushën e golfit dhe e ka harruar aty”, shton një tjetër.
Krahasimet shkuan deri te lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i cili pretendonte se kishte shënuar 11 “hole-in-one” në rundin e tij të parë ndonjëherë në golf.
Mashtrimet e supozuara të Trump në golf janë përmendur edhe në librin e vitit 2019 nga gazetari Rick Reilly, me titull “Commander in Cheat”. Ai shkruan se në klubin “Winged Foot”, ku Trump është anëtar, caddie-t e thërrisnin me nofkën “Pele” sepse e shihnin vazhdimisht duke e goditur topin me këmbë për ta rikthyer në fushë.
Presidenti amerikan është akuzuar më parë për mashtrime edhe nga personazhe si aktori Samuel L. Jackson dhe golfistja e njohur e LPGA-së, Suzann Pettersen.
Ndërkohë, Trump është kritikuar gjithashtu për kohën e madhe që kalon në fushat e golfit gjatë mandatit të tij të dytë. Sipas raportimeve, këtë vit ai ka luajtur golf të paktën 45 nga 189 ditët në detyrë – ose rreth 24% të kohës.
Top Channel