
Presidenti amerikan, Donald Trump ndau mendimin e tij për kryetarin e bashkisë së Londrës të cilin nuk hezitoi ta shprehte para kryeministrit britanik, Keir Starmer.
Trump, gjatë deklaratave të tij të hënën në takimin me Starmer, u pyet nëse do të vizitonte Londrën gjatë vizitës së tij zyrtare në shtator. Ai u përgjigj se nuk është fans i kryetarit të bashkisë.
“Mendoj se ai ka bërë një punë të tmerrshme, kryetari i bashkisë së Londrës… një person i keq”, tha Trump.
Pastaj Starmer ndërhyri dhe tha se Khan është mik i tij.
I palëkundur, Trump vazhdoi duke thënë për kryetarin e bashkisë: “Mendoj se ai bëri një punë të tmerrshme. Por unë patjetër do ta vizitoja Londrën”.
Më vonë ai tha se i pëlqen si Starmer ashtu edhe Farage, pavarësisht faktit se ata kanë bindje politike të kundërta, sepse “të dy janë njerëz të mirë”.
Top Channel