Situata në Lindjen e Mesme, Putin dhe Netanyahu zhvillojnë një bisedë telefonike, diskutojnë për Sirinë dhe Iranin

28/07/2025 18:36

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, zhvilluan një bisedë telefonike, gjatë së cilës diskutuan për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

Putin theksoi nevojën për një zgjidhje paqësore të konflikteve rajonale dhe shprehu mbështetjen e tij për sovranitetin kombëtar të Sirisë. Gjithashtu, ai ofroi ndihmën e Rusisë për të zbutur tensionet mes Iranit dhe Izraelit, veçanërisht në lidhje me programin bërthamor iranian.

Të dy liderët ranë dakord që të mbajnë të hapur kanalin e komunikimit mes tyre.

Nga ana e tij, Tel Avivi konfirmoi zhvillimin e bisedës dhe faktin që ajo ishte përqendruar tek Irani dhe Siria, por nuk komentoi përmbajtjen e saj në detaje.

Kjo ishte biseda e parë mes Putinit dhe Netanyahut që prej 13 qershorit, kur Izraeli kishte ndërmarrë sulme parandaluese kundër objekteve bërthamore iraniane — një veprim që u kritikua nga Moska.

Top Channel