“Mund të humbasim një shans historik, nuk na afrohet më njeri”, Rama: Kemi marrë hapa të ngadaltë, investime deri në 3 mld euro

28/07/2025 13:36

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se bashkëpunimi me arkitektët ndërkombëtarë, por jo vetëm, po bëhet në hapa të ngadaltë dhe të sigurt.

Ai u shpreh se ka pasur kërkesa për investime arkitekturore në Shqipëri, në vlera monetare shumë të larta. Rama tha se gabimet mund të sjellin largimet e investitorëve, kjo është arsyeja që kanë ecur me hapa të sigurt.

Nga ana tjetër kryeministri Rama ka paralajmëruar një sërë masash për të realizuar bashkëpunime të sigurta, pa probleme gjatë rrugëtimit.

“Mendoj që më e udhës është të merrni kontakte të veçanta me arkitektë, për të ndihmuar në zhvillim e projekteve. Ti dëgjoni se çfarë bëjnë ata dhe se si e realizojnë sepse kur e them që fontet sot në dispozicion për të investuar në Shqipëri janë disa, janë disa që na kanë ardhur këtu dhe flasim në shifra deri në 3 miliardë euro, të gatshëm të investojnë në forma të ndryshme me bashkëfinancim dhe bashkëpunim me investitorë.

Ajo që ne na ka penguar t’i nxisim të bëjnë këtë gjë menjëherë është frika e madhe mos gjendemi në kushte kur dy kushte kryesore, koha dhe cilësia, nuk përmbushen. Mjafto një dështim që këto fonde për 20 vjet të mos vijnë në Shqipëri, për këtë arsye kemi dashur të jemi të ngadaltë. Kemi dashur ta çojmë më tutje, do ta bëjmë më të shpeshtë pjesëmarrjen tonë në ekspozita për pasuritë imobiliare për të prezantuar projekte e investitorë me palë të tjera, por nga ana tjetër e gjithë kërko kërkon garanci.

Ajo është realizimi i projekteve në mënyrë besnike. Prandaj duhet të bëjmë çmos të ndërtojmë një plan masash të reja represive që do të duhet të balancojë pjesën e gjithë mbështetjes dhe kanaleve të reja që po përpiqemi të hapim për ju dhe industrinë.

Mund të humbasim një shans historik dhe nuk na afrohet njeri. Hapat që u prezantuan këtë duhet që ne t’i parashohim edhe ligjërisht duke përfshirë garancitë, listën e zezë të ndërtuesve që nuk respektojnë rregullat dhe pamundësinë për të marrë leje, e shumë gjëra të tjera që bota i ka, tashmë ka ardhur koha t’i kemi edhe ne. Kjo është një nga gjërat që mund të ndihmojë në lehtësimin e punës”, tha Rama.

Në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji “NEST”, një strukturë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit që u shërben edhe universiteteve dhe sipërmarrjes, zhvillohet sot prezantimi i një start-up-i të rinjsh shqiptarë për financimin e sektorit të ndërtimit.

Top Channel