Jo vetëm Joao Felix, Ronaldo kërkon te Al Nassr dhe shokun e skuadrës që kishte te Manchester United

28/07/2025 17:28

Arabia Saudite po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion i preferuar për yjet e futbollit evropian – dhe Al Nassr po përgatit një tjetër “goditje”.

Pas transferimit të Joao Felix, tani klubi i Cristiano Ronaldos ka hedhur sytë nga një tjetër emër të njohur: Antony i Manchester United.

Sipas TeamTALK, Al Nassr ka paraqitur një ofertë konkrete për anësorin brazilian, ndërsa Antony është gati të bëjë valixhet për një aventurë të re në Lindjen e Mesme. Negociatat mes klubeve janë në zhvillim, me “Djajtë e Kuq” që kërkojnë rreth 43.7 milionë paund për ta lënë të lirë ish-lojtarin e Ajax-it.

Pas një periudhe të trazuar në “Old Trafford”, ku nuk arriti të përmbushë pritshmëritë e larta, Antony duket i vendosur për të nisur nga e para – këtë herë në një kampionat ku shumë ish-yje të Europës kanë gjetur stabilitet dhe sukses financiar.

Me Ronaldon që vazhdon të ketë ndikim të madh te Al Nassr, duket se ai po tërheq gjithnjë e më shumë ish-shokë të tij nga Manchester United drejt Arabisë Saudite.

Top Channel