
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell kujton se ishte prokurori Jack Smith ai që urdhëroi arrestimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në një postim në rrjetin social “X”, Grenell ka theksuar se arrestimi i Thaçit ndodhi në vitin 2020, pikërisht në kohën kur administrata Trump po angazhohej intensivisht për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Jack Smith (po, ai) e arrestoi Hashim Thaçin në vitin 2020, në kohën kur Donald Trump ishte duke punuar për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është e turpshme që ai ende gjendet në burg. Është një mashtrim. Haga është rrënuar”, ka shkruar Grenell.
Ish-presidenti Thaçi u arrestua vetëm pak javë përpara se Kosova dhe Serbia të nënshkruanin marrëveshjen për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në shtator të vitit 2020.
Top Channel