
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump thotë se ka “disa alternativa” për nxjerrjen e pengjeve nga Gaza.
Gjatë takimit me kryeministrin e Britanisë së Madhe Keir Starmer në Skoci, Trumpit i është kërkuar të dijë se çfarë alternativash po shqyrton për të nxjerrë pengjet nëse nuk ka armëpushim, dhe ai thotë se ka “disa alternativa”.
Ai thotë se “më e arsyeshme” është “biseda dhe negociata”, por përsërit vërejtjen e tij të mëparshme se Hamasi i përdor ata si një “mburojë”.
Ai thotë se më parë kishte thënë se “numri do të jetë në një pikë ku nuk do të jesh në gjendje t’i rikthesh nëse nuk do të jesh shumë energjik, ose për ta thënë ndryshe, nëse nuk do të jesh shumë i pamëshirshëm, i dhunshëm”.
“Është një situatë e keqe, shumë e keqe”, thotë ai.
Top Channel