Zjarri në Markat të Konispolit, bluzat e bardha të Batalionit të Mbështetjes pranë qytetarëve në terren

27/07/2025 16:51

Mjekë dhe infermierë ushtarakë të Batalionit të Mbështetjes ishin dje në terren për t’u gjendur pranë qytetarëve që kishin nevojë për ndihmë mjekësore në Konispol për shkak të zjarrit të rënë në zonën e Markatës.

Ministria e Mbrojtjes shprehet se ‘përkushtimi i tyre është një shembull i mbështetjes gjithëpërfshirëse që Forcat e Armatosura ofrojnë në situata emergjente.’

Zjarri në këtë zonë shkaktoi djegien e një banese duke rrezikuar seriozisht të tjera objekte të banuara në zonë.

Në terren u angazhuan zjarrfikësja e Konispolit, e Finiqit dhe ajo e Sarandës, si dhe dy mjete të Forcave të Armatosura. Po ashtu, në ndihmë kanë shkuar efektivë të Policisë së Sarandës, ndërkohë që për shkak të terrenit të vështirë, mjetet zjarrfikëse nuk arrijnë të depërtojnë në lartësinë e kodrave, dhe shuarja po kryhet me mjete rrethanore.

 

Top Channel