Zjarr pranë Qafës së Skërficës, flakët pranë rrugës nacionale Kardhiq-Delvinë, nis ndërhyrja nga ajri
27/07/2025 17:35
Një vatër zjarri aktive është regjistruar në zonën malore pranë Qafës së Skërficës, mbi pjesën e tunelit të rrugës nacionale Kardhiq–Delvinë.
Zjarri ndodhet aktualisht në lartësitë e maleve dhe fshati më i afërt, Fushbardha, nuk paraqitet ende i rrezikuar, pasi flakët janë ende larg zonave të banuara.
Vatra është duke u përhapur në një terren të thepisur dhe të vështirë për ndërhyrje nga toka. Për këtë arsye, ka filluar ndërhyrja nga ajri, me fokus frenimin e përhapjes së zjarrit drejt masiveve pyjore me panjë dhe dushk, pranë zonës së mbrojtur të Zhulatit, me status strikt mbrojtjeje.
Top Channel