Zjarr masiv në Klos, qindra hektarë pyje e kullota të djegura, ndërhyrje nga ajri dhe toka për vënien nën kontroll të flakëve

27/07/2025 09:05

Me qindra hektar pyje me pisha, shkurre dhe kullota janë djegur si pasojë e aktivizimit e një vatre zjarri të madhe e cila u aktivizua të shtunën e kaluar sipër fshatit Planit të Bardhë të bashkisë Klos, duke përfshirë me shpejtësi të gjerë një masiv të madh të pishave dhe kullota të cilët shtrihen deri në Qafën e Buallit.

Për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta zjarret përparuan edhe në krahun e Bulqizës duke u ofruar afër bizneseve dhe qytetit.
Ndërkohë në terren u angazhuan ekipet e zjarrfikëse të Dibrës, Klosit dhe Bulqizës, Tiranës si dhe forca të Ministrisë së Mbrojtjes por e kanë patur mjaft të vështirë dhe u kërkua ndërhyrja nga ajri me helikopterë, të cilët ndihmuan vënien në kontroll të zjarreve.
Ndërkohë e forcat e armatosura si dhe shërbimet zjarrfikëse të cilët kanë punuar gjatë gjithë natës kanë vijuar punën edhe mëngjesin e sotëm për fikjen e vatrave të zjarrit të cilët janë ende aktive edhe pse janë me përmasa të vogla.

Top Channel