Video/ Kryeinspektori Shkëlqim Hajdari nga terreni: Borshi shpëtoi, turistët mund të kthehen

27/07/2025 12:30

Një prej qyteteve më problematikë me zjarret 24 orët e fundit ishte Borshi.

Pasi flakët iu afruan banesave, u kërkua edhe evakuimi i banorëve dhe turistëve.

Por me sa duket lufta me flakët është drejt fundit, ku sipas kryeinspektorit Shkëlqim Hajdari, zjarri është vendosur nën kontroll falë operacionit të forcave shqiptare.

Borshi shpetoi, turistë e pushues mirë se të vini! Fale heronjëve të heshtur zjarrfikës, forcave të armatosura,punonjësve të policisë, gjithë pjesmarrësve në operacion,përkushtimit të Ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu dhe Kryetarit të Bashkise Himarë, mikut Vangjel Tavo. Situatë e parë me sy dhe jetuar me zemer prej disa orësh”, ka shkruar Hajdari.

Top Channel