Video/ “Kam bombë, Allahu Akbar!”, kaos në fluturimin nga Londra për në Belfast, 41-vjeçari kërcënon pasagjerët në avion dhe Presidentin Trump

27/07/2025 21:40

Një incident i rëndë ndodhi në fluturimin easyJet 609, i cili ishte nisur nga Londra Luton me destinacion Belfastin, por u detyrua të bënte një ulje emergjente në Aeroportin e Glasgow, pas një kërcënimi të frikshëm për bombë.

Një 41-vjeçar, i cili ndodhej mes pasagjerëve, pretendoi se kishte një bombë në bord, duke bërtitur “Allahu Akbar” dhe duke kërcënuar Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, i cili ndodhej këtë të diel në Skoci për një vizitë jozyrtare.

Menjëherë pas kësaj deklarate, ai u fut në tualetin e avionit, çka shkaktoi alarm të menjëhershëm në bord.

Pasagjerët treguan guxim dhe gjakftohtësi, duke e kapur burrin sapo doli nga tualeti dhe e mbajtën të shtrirë në dysheme deri në momentin që avioni u ul në Glasgow dhe forcat e sigurisë ndërhynë.

Policia e Skocisë konfirmoi më pas se nuk u gjet asnjë lëndë eksplozive në avion dhe se personi i arrestuar ka vepruar i vetëm. Motivi i tij nuk është ende i qartë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar gjendjen e tij mendore dhe rrethanat e ngjarjes.

Fluturimi u anulua përfundimisht dhe pasagjerët u sistemuan në itinerare të tjera.

Incidenti vjen në një kohë të ndjeshme sigurie në Skoci për shkak të pranisë së ish-presidentit amerikan.

Top Channel