
27/07 11:39
Verë dhe Portokalle mbylli rrugëtimin në qarkun e Elbasanit nuk u ndalur plot humor dhe supriza në qytetin e vogël të Gramshit.
Sa shumë duartrokitje dhe energji nga një rini e jashtëzakonshme që nuk i lëshoi aktorët deri në orët e vona të natës.
Ashtu siç në çdo qytet, edhe në Gramsh aktorët u ndjenë si në shtëpinë e tyre nga mikpritja dhe dashuria që kanë marrë.
E teksa lë pas Elbasanin, spektakli më i dashur i humorit merr rrugën e bregdetit, ku stacioni i parë është Kavaja.
Verë dhe Portokalle do të vijë në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve këtë verë.
Ata janë rrugës….teksa ju mezi po i prisni.
Top Channel