Qetësohet situata në Borsh/ 50 banorë evakuohen për arsye sigurie, vijon ndërhyrja me helikopterë
27/07/2025 12:12
Situata në fshatin Borsh me zjarrin është qetësuar gjatë natës.
Rreth 50 banorë janë evakuuar për arsye sigurie, por fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz apo në gjallesa.
Rreth orës 4:30 të mëngjesit, era e fortë riaktivizoi vatrat dhe flakët u drejtuan drejt banesave. Por ndërhyrja ajrore me helikopterë dhe forcat në terren ka ndihmuar në stabilizimin e situatës.
Emergjencat civile, zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë ndodhen aktualisht në zonë dhe janë duke punuar për të shuar përfundimisht zjarrin.
Top Channel