Normalizohet situata e zjarreve në Klos dhe Bulqizë, mbeten aktive dy vatra të vogla
27/07/2025 22:12
Është normalizuar situata e zjarreve në territorin e Bashkisë së Klosit dhe të Bulqizës.
Një ditë më parë vatra të mëdha zjarri dogjën me qindra hektar pisha të zeza si dhe kullota e shkurre. Zjarret jo që vetëm u ofruan në afërsi të banesave të fshatit Plan i Bardhe të bashkisë Klos, por dhe në afërsi të bizneseve të Bashkisë Bulqizë.
Gjatë ditës së sotëm dy helikopterë si dhe forcat e ushtrisë, zjarrfikëset e dy bashkive u angazhuan për fikjen e disa vatrave të zjarrit të cilët ishin aktive edhe gjatë ditës së sotme.
Aktualisht janë dy vatra të vogla zjarri në afërsi të antenave celularë në bendin e quajtur Maja e Lepurit.
Top Channel