
Fotolajm/ Trump zbarkon në Mbretërinë e Bashkuar me arsenal lufte, limuzinë e blinduar 1.2 miliardë £, ekip asgjësimi dhe… kodet nukleare
16/09 22:25
Milan e ka çuar ofertën përfundimtare për Ardon Jasharin në shifrën 33.5 milionë euro plus 5 milionë euro në formë bonusesh, në përpjekje për të fituar garën ndaj konkurrentëve të tjerë të mëdhenj europianë.
Mesfushori i talentuar shqiptar është në radarët e shumë klubeve elitare, por mesfushori do vetëm kuqezinjtë.
Megjithatë, sipas Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Milanit e konsiderojnë këtë ofertë si përpjekjen e fundit për të bindur klubin belg dhe lojtarin.
Në këtë garë është përfshirë vetë Igli Tare, i cili e ka konfirmuar se klubi nga kryeqyteti italian nuk do të rrisë më ofertën: “Bëmë një ofertë vërtet të rëndësishme për Jasharin dhe nuk do të shkojmë më tej se kaq.”
Top Channel