Lufta me zjarret në Bulqizë! Operacione nga ajri dhe toka, qytetarët: Jemi gjithë natën pa gjumë mos riaktivizohen

27/07/2025 15:21

Frikë nga zjarret. Një ditë pas flakëve në qarkun e Dibrës takojmë banorë të dërrmuar të cilët përballen për herë të parë me zjarr të këtyre përmasave.

Shtëpia e Ibrahim Spahiut e rrethuar nga flakët e përhapura me shpejtësi të shtunën shpëtoi, por sot ndjen ende rrezikun dhe pasigurinë e rindezjes së vatrave

“Jemi gjitha natën pa gjumë, mos riaktivizohet. Në orën 2 të drekës dje nisi. Na thanë dilni nga shtëpia… si ta lija shtëpinë që kam punuar një jetë?!”, u shpreh Spahiu.

Ndërkohë e forcat e armatosura si dhe shërbimet zjarrfikëse të cilët kanë punuar gjatë gjithë natës kanë vijuar punën edhe mëngjesin e sotëm për fikjen e vatrave të zjarrit të cilët janë ende aktive edhe pse janë me përmasa të vogla.

Top Channel