
Kuvendi i Kosovёs ka dёshtuar tё konstituohet brenda afatit 30 ditor tё pёrcktuar nga Gjykata Kushtetuese.
As nё vazhdimin e natёs, pёr tё 54-tёn herё nuk pati ndryshim tё skenarit. Lёvizja Vetёvendosje insistoi nё votimin e fshehtё, e partitё e tjera e kundёrshtuan kёtё.
Kёshtu, kryesuesi i seancёs konstituive Avni Dehari, njoftoi pёr ndёrprejen e se ritakimi i deputetёve tashmё ёshtё nё dorёn e Gjykatёs Kushtetuese e cila pas datёs 8 gusht do tё dalё me njё sqarim se si duhet tё veprohet pas kёtij dёshtimi.
Pas kёsaj, nё orёt e vona tё 26 korrikut, deputetёt e partive qё kanё qenё nё opozitё mbajtёn “seancёn protestë”, ku theksuan se vendi po hyn nё njё territor tё panjohur.
“Kryeneqёsia e Albin Kurtit dhe e partisё sё tij ka qenё mё e madhe se sa pёrgjegjёsia e kёrkuar, mё e madhe se shteti mё e madhe se demokracia dhe pёr fat tё keq, Kosova po ecёn nё njё tokё tё panjohur”, tha Memli Krasniqi, deputet i PDK.
“Sado qё mundohesh tё sillesh normal e i pёrgjegjshёm mes mediokritetit tё thellё politik qё ka kapluar sot skenёn tonё, çështja e vetme qё mbetet ёshtё ‘Çfarë duhet t’i themi Albin Kurtit sot?”, tha Abdixhiku.
E Fatmir Limaj, tё cilit i kishte bёrё ofertё Lёvizja Vetёvendosje pёr marrёveshje politike, pret qё Gjykata Kushtetuese tё qartёsojё situatёn.
“Jemi nё njё realitet tё ri, realitet qё do tё vendoset pёrmes njё aktgjykimi tё Gjyktaёs Kushtetuese e unё shpresoj qё Gjykata Kushtetuese do tё merrё parasysh interesin publik”, tha Fatmir Limaj deputet NISMA.
Kuvendi i Kosovёs e kishte nisur seancёn mё 15 prill dhe nuk e pёrfundoi as me 26 korrik siç parashihej me aktgjykimin e Gjykatёs Kushtetuese tё nxjerrё mё 26 qershor.
Pas tre kёrkesave, Kushtetuesja mё 24 korrik vendosi masё tё pёrkohshme ku e ndalon çdo veprim a vendim tё deputetёve pёr seancё konstituive e qё hyn nё fuqi mё 27 korrik e zgjatё deri mё 8 gusht.
Top Channel