Qielli mbi fshatin Paftal në Berat gjëmon nga helikopterët që mundohen të ndalin përparimin e flakëve pranë banesave.

Në tokë zjarrfikësit janë gati me botë me ujë për të shpëtuar pronat e banorëve të zonës.

Flakët në malin Shpirag mbi Berat përparuan me shpejtësi prej mbrëmjes së djeshme dhe me qindra zjarrfikës, të mbështetur nga mjetet me ujë dhe helikopterët nga qielli luftojnë prej orësh.

Banorëve ju kërkohet që të largohen por ata e kanë të vështirë të ikin e të lënë pas pronat, shtëpitë dhe kafshët që nuk dinë se ku ti çojnë

Por ngulmimi i zjarrfikësve dhe policisë i detyron më të moshuarit të largohen edhe pse bëjnë rezistencë për të qëndruar

Shqetësimi për shkatërrimin që mund t’ju ndodhë shtëpive të tyre nga flakët është më i madh se sa frika për veten

Ndërkohë policia në hyrje të fshatit ka bllokuar rrugën duke mos lejuar automjete të hyjnë në fshatë pasi situata paraqitet e rrezikshme. Zjarri përfshiu të gjithë sipërfaqen e malit dhe fikja e tij është e vështirë por misioni i zjarrfikësve është që të shpëtojnë jetët e banorëve dhe shtëpitë e tyre.

Top Channel