Salma Hayek performoi një vallëzim sensual me bikini të bardha dhe e ndau klipin me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Aktorja 59-vjeçare ishte në vendlindjen e saj, Meksikë, për një set fotografik për Sports Illustrated dhe, gjatë setit, la mbresa me lëvizjet e saj të vallëzimit. Në videon që postoi në Instagram – e cila shpejt i kaloi 1 milion pëlqime – ajo shfaqet duke vallëzuar në ritmin e këngës “BAILE INoVIDABLE” nga Bad Bunny.

Shikoni videon.

Duke folur për përvojën e xhirimit, Hayek i tha emisionit Today se ishte thellësisht mirënjohëse për mundësinë për të zbukuruar kopertinën e revistës, duke pranuar se dikur e mendonte krejtësisht të paarritshme.

“E shikoja këtë revistë dhe gjithmonë doja të shihja se kush do të ishte modelja e re, e mrekullueshme, vajza e re e momentit. Nuk më shkoi kurrë ndërmend se mund të isha në këtë kopertinë. Sepse gratë nuk dukeshin si unë. Trupi im nuk është domosdoshmërisht ‘model’. Nuk e mendova kurrë se ishte e mundur – dhe që kjo të ndodhte në moshën 59 vjeç. Është vërtet tronditëse”, tha ajo.

Top Channel