Po pastrohet edhe Shkodra/ 150 shkelje të hapësirave publike. Po largohen lokalet që kanë zënë trotuaret

26/07/2025 16:30

Prej një jave, edhe në Bashkinë e Shkodrës, po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, një nismë që po zbatohet në të gjitha bashkitë e vendit.

Në shumicën e rasteve, bizneset dhe qytetarët kanë reaguar vetë duke larguar objektet nga trotuaret apo hapësirat ndërmjet pallateve.

Por në disa raste të tjera, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e Policisë Bashkiake dhe e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Aksioni aktualisht është përqendruar në qendër të qytetit, ku janë lëshuar mbi 150 aktkonstatime për shkelje që lidhen me uzurpimin e hapësirave publike.

Krahas lirimit të trotuareve dhe zonave publike, në bashkëpunim me repartin zjarrfikës po punohet edhe për të liruar pikat emergjente neper qytet aty ku zjarrfikësja dhe ambulance e kane te pamundur qe te futen.

Edhe vetë banorët e Shkodrës e kanë pritur pozitivisht këtë aksion, ndonëse shumë prej tyre shprehen se këto masa kanë ardhur me vonesë.

Top Channel