
26/07 10:42
Aksioni për lirimin e plazheve publike është ndalur edhe te Kepi i Rodonit.
Kreu i qeverisë Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet sociale me pamje nga aksioni, shprehet se do të rikthehen hapësirat publike për qytetarët dhe pushuesit.
“Kepi i Rodonit – Lirimi i plazheve publike përgjatë bregdetit të Durrësit. Rikthejmë hapësirat publike për qytetarët dhe pushuesit, duke garantuar akses të barabartë dhe kushte dinjitoze për të gjithë”, shkruan Rama.
Top Channel