Vëllezërit sulmojnë me thikë 33-vjeçarin pas sherrit për motive të dobëta, arrestohet njëri prej tyre

25/07/2025 07:50

Një sherr për motive të dobëta ka përfunduar me përdorimin e armëve të ftohta.

Dy vëllezër janë konfliktuar me një 26-vjeçar, e më pas këtë të fundit e kanë plagosur me thikë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 29 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë si dhe proceduan në gjendje të lirë vëllain e tij, shtetasin F. B., 33 vjeç, pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 10:00, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me mjet prerës (thikë), në pjesën e supit, shtetasin A. T., 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

 

Top Channel