U rrëzua teksa po kryente punime në banesën e një personi, lëndohet 55-vjeçari në Korçë, përfundon në spital

25/07/2025 12:08

Një 55-vjeçar është lënduar teksa ka qenë duke kryer punime ndërtimi në banesën e një shtetasi.

I lënduari, shtetasi me iniciale P.S., dyshohet se ka rënë nga skela, dhe për pasojë ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Sakaq është shoqëruar shtetasi G.S., pronari i banesës ku po kryheshin punimet.

Njoftimi:

Rreth orës 11:20, në lagjen nr. 18, shtetasi P. S., rreth 55 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga skela, ndërkohë që po kryente punimi ndërtimi në banesën e shtetasit G. S.

Shtetasi P. S. po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi G. S. u shoqërua në komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Top Channel