U rrëzua me 49 persona në bord/ Publikohen pamjet e fundit të avionit, pasagjerët tregojnë gjendjen e frikshme

25/07/2025 09:30

Një aeroplan me 49 persona në bord u rrëzua një ditë më parë në Rusi.

Avioni An-24, i operuar nga linja ajrore Angara Airlines me seli në Siberi, u zhduk nga radarët ndërsa po i afrohej destinacionit të tij në Tynda, një qytet i largët në rajonin Amur në kufi me Kinën.

Pasagjerët që udhëtuan me këtë aeroplan të konsumuar dhe të vjetër regjistruan një video që tregon kushtet e mjerueshme në të cilat ishte ky aeroplan.

Në pamje duket qartë se An-24 dukej jashtëzakonisht i vjetër dhe i dëmtuar, me njolla dhe shenja të përdorimit të gjatë.

Avujt e lagështirës ishin të dukshëm pranë hapësirës së bagazheve mbi kokë, gjë që tregon mungesën e mirëmbajtjes dhe rrezikun potencial për sigurinë e pasagjerëve.

Megjithatë, autoritetet e trafikut ajror e konsideruan këtë avion ende të përshtatshëm për fluturim, duke injoruar sinjalet e qarta të amortizimit të tij.

Top Channel