
Modelja e njohur Karolina Kurkova ka bërë një rikthim mbresëlënës në botën e modës, duke dëshmuar se bukuria dhe eleganca mbeten të pandikuara nga vitet. Ish-engjëlli i “Victoria’s Secret”, 41 vjeç, shkëlqeu në premierën e filmit “Freakier Friday” në Los Angeles, ku tërhoqi vëmendjen me një fustan të shkurtër jeshil dhe një paraqitje elegante.
Pas një pauze për t’iu përkushtuar familjes dhe rritjes së tre fëmijëve të saj me bashkëshortin Archie Drury, Kurkova është rikthyer në skenë nën menaxhimin e agjencisë Ford Models.Në një intervistë për DailyMail.com, ajo rrëfeu sfidat e karrierës, përfshirë fillimet e vështira në industrinë e modës, përvojat e hershme si modele adoleshente dhe përballjen me sëmundjen autoimune të tiroides, Hashimoto.
Jam mirënjohëse për gjithçka që kam arritur. Nuk e imagjinoja kurrë një karrierë kaq të gjatë-tha Kurkova.
Ajo përmendi mbështetjen e Anna Wintour, e cila i hapi rrugën drejt suksesit pavarësisht komenteve negative në fillim të karrierës.
Tani, me një energji të re, Karolina Kurkova shprehet e lumtur që është sërish pjesë e industrisë së modës dhe ka një mesazh të qartë:
Mos u dorëzoni kurrë përballë sfidave – çdo grua meriton të ndjekë ëndrrat e saj./TAR
Top Channel