Java mbyllet me temperatura ekstreme, sot termometri pritet të shënojë 43 gradë Celsius
25/07/2025 08:13
Kjo javë do të mbyllet me temperatura ekstremisht të larta.
Kjo e premte pritet të shënojë temperatura të cilat kanë qenë në një trend rritës gjatë javës.
Temperaturat këtë mëngjes kanë qenë 16 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 43 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi deri në 28 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Top Channel