I shpallur në kërkim nga Italia për rrëmbim dhe abuzim, arrestohet 52-vjeçari nga Cërriku! Pritet ekstradimi drejt vendit fqinj
25/07/2025 08:49
52-vjeçari Albano Kume është vënë në pranga, teksa Italia e kishte shpallur në kërkim.
52-vjeçari, banues në Cërrik, kërkohej nga autoritetet italiane, për disa vepra të rënda penale.
Albano Kume ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet italiane kanë lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Dhuna seksuale”, “Rrëmbim personi”, “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave për armët”.
Për këto vepra penale, Kodi Penal i Italisë parashikon dënim maksimal deri në 15 vjet burgim.
Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi.
Top Channel