Humbja e një legjende! Javët e fundit të vështira të Hulk Hogan, problemet serioze shëndetësore të vazhdueshme që e çuan drejt vdekjes

25/07/2025 11:28
Getty Images

Ish-ylli legjendar i WWE, Hulk Hogan (Terry Bollea), ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare, pas një ataku kardiak në shtëpinë e tij në Clearwater, Florida.

Në javët e fundit të jetës, Hogan po përballej me një sërë problemesh serioze shëndetësore, përfshirë një zemër të dobët, humbje peshe dhe gulçim të vazhdueshëm.

Një burim pranë familjes tha për Daily Mail se ai ishte i vetëdijshëm për përkeqësimin e shëndetit të tij dhe po përpiqej të mbyllte paqësisht kapitujt e fundit të jetës.

Hogan po vuante nga një zemër jashtëzakonisht e dobët. Ishte nën oksigjen, lodhej lehtë dhe kishte humbur ndjeshëm peshë. Ai e dinte që po i afrohej fundit. Kaloi kohë me të afërmit për të rregulluar marrëdhëniet e prishura dhe për të mbyllur “çështje të pambyllura”.

Ai ishte rikuperuar nga një operacion i vështirë në qafë (ACDF me katër nivele), por ndonëse gruaja e tij Sky tha se zemra e tij ishte “e fortë”, por burimet mjekësore flasin ndryshe.

Të enjten në mëngjes, një telefonatë alarmante në 911 paralajmëroi për arrest kardiak. Ekipet e urgjencës mbërritën në shtëpi dhe e transportuan me shpejtësi në Spitalin Morton Plant, ku u shpall i vdekur në orën 11:17.

Ai la pas gruan e tretë, Sky Hogan, dhe dy fëmijë: Brooke (37) dhe Nick (34) nga martesa e parë me Linda Claridge.

Më parë ishte martuar me Jennifer McDaniel (2010–2021), përpara se të lidhej me Sky në vitin 2023.

Pasuria e tij vlerësohet të jetë rreth 25 milionë dollarë në momentin e vdekjes.

Top Channel