Franca njeh shtetin e Palestinës, vjen reagimi i parë i Donald Trump: Ajo që thotë Macron nuk ka rëndësi, asgjë s’do ndryshojë

25/07/2025 17:44

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj vendimit të presidentit francez Emmanuel Macron për të njohur shtetin palestinez, duke e cilësuar këtë hap si “të pakuptimtë” dhe “të parëndësishëm në skenën ndërkombëtare”.

Komentet e Trump u bënë gjatë një interviste, ku ai nuk i kurseu ironitë ndaj homologut francez.

“Emmanuel është në rregull, është një lojtar ekipi. Por ja lajmi i mirë: ajo që thotë ai nuk ka rëndësi. Nuk do të ndryshojë asgjë,” u shpreh Trump, duke minimizuar ndikimin e Francës në çështjen izraelito-palestineze dhe në politikën globale në përgjithësi.

Deklarata e Macron, e cila shprehu përkushtimin e Francës për të njohur zyrtarisht Palestinën si shtet të pavarur, ka nxitur reagime të përziera në mbarë botën.

Ndërsa disa vende evropiane si Spanja, Irlanda dhe Norvegjia tashmë kanë ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim, Franca është pozicionuar në një linjë më diplomatike, duke sinjalizuar vullnetin politik por pa përcaktuar një afat të qartë.

Top Channel