
Një aksident është regjistruar rreth orës 09:10 në hyrje të Vorës.
Automjeti me drejtues shtetasin me iniciale D. K., rreth 43 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e tyre të mitur, të cilët u dërguan në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
“Informacion paraprak/Më datë 25.07.2025, rreth orës 09:10, në hyrje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin D. K., rreth 43 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e tyre të mitur, të cilët u dërguan në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcatkimin e shkakut të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policsë.
Top Channel