
Vatra e zjarrit është evidentuar mëngjesin e sotëm ndërsa flakët kanë avancuar ndjeshëm duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, pemë dhe shkurre.
Situata në zone është duke u monitoruar nga zjarrfikësja e Selenicës ndërsa nëse situata agravon do të kërkohet ndërhyrje nga ajri. Temperaturat e larta dhe era që fryn në zonë favorizon përhapjen e flakëve.
Vatra e zjarrit ndodhet në lartësi pranë malit të Sevasterit ndërsa ndërhyrja nga toka është thuajse e pamundur për shkak të terrenit.
Dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm për hapje kullotash duke krijuar tashmë një situatë problematike në zonë.
Pranë vatrës së zjarrit ndodhen stane të cilat rrezikojnë nga flakët ndërkohë që për momentin nuk ka rrezik për banesat përreth.
Top Channel