Zgjedhja e drejtorit të ri të BKH, amerikanët nuk i ndahen vëzhgimit! Nga informacionet për konflikt mes prokurorëve, te pyetjet e kandidatëve

24/07/2025 16:51

Amerikanët nuk i ndahen vëzhgimit të procesit prej nga ku do të përzgjidhet drejtori i ri i BKH.

Siç raport gazetarja e Top Channel Anila Hoxha pranë Akademisë së Sigurisë po mbahet këtë të enjte si dhe të premten testi me makinën e të vërtetës ndaj shtatë pretendentëve. Ajo që u vu re gjatë ditës ishte vëzhgimi i procesit sidomos nga amerikanët, ndërkohë që pyetjet përmes poligrafit u kryen nga ekspertë të AMP që janë trajnuar në ShBA.

Ndërkombëtarët po tregohen të vëmendshëm ndaj procesit jo vetëm për shkak të rëndësisë që ka përzgjedhja e shefit të ri të BKH, por sidomos pas të dhënave se ka patur konflikte mes tre prokurorëve të posaçëm që do të zgjedhin drejtorin e ardhshëm.

Debatet kanë ndodhur mes kryeprokurorit të SPAK dhe kryeprokurorit të SPAK, dhe jo zyrtarisht thuhet se pavarësisht formaliteteve dhe kushteve të garës që po i nënshtrohen garuesit, i preferuari pa nisur gara ka qenë vetëm njëri prej tyre.

Gjatë ditës pyetjet ndaj kandidatëve kanë qenë të shumta mes tyre, ‘a keni përdorur substanca narkotike, a njihni persona problematikë, a e keni shkelur ligjin, a keni marrë ndonjëherë ryshfet?’

Top Channel