
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar me shpejtësi pas protestave masive të zhvilluara në disa qytete të vendit, duke miratuar një projektligj të ri që synon forcimin e sistemit të drejtësisë dhe mbrojtjen e pavarësisë së agjencive antikorrupsion.
“Jam duke mbështetur një projektligj të ri i cili garanton forcimin real të sistemit të rendit dhe ligjit në Ukrainë”, deklaroi Zelensky.
Ai theksoi se dokumenti është ndërtuar me kujdes për të siguruar balancim institucional, për të shmangur çdo ndikim apo ndërhyrje ruse dhe për të garantuar funksionimin e pavarur të institucioneve si NABU (Byroja Kombëtare Antikorrupsion) dhe SAPO (Prokuroria Speciale Antikorrupsion).
Sipas presidentit ukrainas, projektligji ofron “mjete të vërteta për luftën kundër korrupsionit, pa asnjë lidhje me Rusinë” dhe u cilësua nga ai si një hap kyç në përpjekjet e vendit për të ruajtur integritetin demokratik dhe ligjor në një kohë të ndjeshme për Ukrainën.
Projektligji pritet të dorëzohet për shqyrtim në parlamentin ukrainas gjatë ditës së sotme.
Top Channel