Zaptimi i hapësirave publike pa leje, vijon aksioni në të gjithë territorin, Rama publikon pamjet nga kryeqyteti

24/07/2025 20:06

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike pa leje në të gjithë territorin e Shqopërisë.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin Facebook, nga aksionet në Tiranë.

“Në Tiranë vazhdon të rikthehet ajri për komunitetin”, shkruan kreu i qeverisë krahas videos së postuar.

Ky akt është pjesë e një fushate më të gjerë që po ndërmerret në disa zona të Tiranës, me qëllim rikthimin e hapësirave të përbashkëta për qytetarët, pas vitesh ndërtime apo zaptime informale.

Top Channel